Lautaro e ka ndarë mendjen, nuk i intereson Man City – ëndërron vetëm Barcelonën

Lautaro tashmë ka vendosur, dëshiron ta veshë fanellën e Barcelonës.

Sipas AS, Lautaro Martinez do ta refuzojë ofertën e Manchester City për ta realizuar ëndrrën, të luajë në Camp Nou me fanellën e Barcelonës.

Lautaro kishte klauzolë 111 milionë euro, por tashmë ka kaluar për këtë vit dhe klubet që e duan duhet të bisedojnë direkt me Interin dhe për këtë Mn City menjeherë është hedhur në sulm.

Por, AS raporton se Lautaro nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë klub tjetër, ai e ka ndarë mendjen dhe ëndrra e tij është të luajë te Barcelona me Lionel Messin.

Martinez do të mbushë 23 vjet muajin e ardhshëm dhe tashmë ka shënuar nëntë gola në 17 paraqitje për Argjentinën.

Këtë edicion, me Interin, ai e ka gjetur rrjetën 18 herë në të gjitha garat, derisa ka dhuruar edhe gjashtë asiste. /Gazeta Express/

© 2020 Gazetaexpress.com