Benzema ta harrojë Pichichin, Messi sërish shënon dhe Barça po fiton

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes me Alaves dhe Barcelona.

Barcelona është duke tentuar ta mbyllë sezonin me kokën lar, pasi humbi betejën me Real Madridin për titull.

Derisa kjo ndeshje vlen vetëm sa për statistika për Barcelonën, për Messin ka vlerën e Pichichit, pasi po lufton për çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë.

Ai ka shënuar gola tashmë në fitoren që Barça po e merr 3-0, edhe Ansu Fati e ka gjetur rrjetën bashke me Luis Suarez.

Messi tashmë ka shkuar në 24 gola në La Liga, tre më shumë se Karim Benzema të cilit i duhet një ndeshje brilante dhe së paku 3 gola sonte kundër Leganes nëse e dëshiron këtë çmim për herë të parë në karrierë. /Gazeta Express/

© 2020 Gazetaexpress.com