Tjetër rekord nga Messi, thyen atë të Xavi Hernandez

Nuk ka qenë sezon i mirë as në nivelin personal por as ekipor. Megjithatë, Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde.

Në ndeshjen kundër Alaves, Leo Messi ka asistuar dhe ka shënuar pas 45 minutave lojë.

Për Leon ky ishte asisti i 21 në La Liga, duke thyer kështu rekordin e Xavi Hernandez, që në sezonin 2008/09 kishte dhuruar 20 asiste.

Ai është afër që të fitojë sërish Pichichin, çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë, ka shënuar tre gola më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema. /Gazeta Express/

𝚂𝙴𝙹𝙰𝚁𝙰𝙷 & 𝙼𝙰𝙶𝙸𝚂 📔🪄
Leo Messi lewati catatan seniornya, Xavi Hernandez sebagai pencetak asis terbanyak dalam satu musim di #LaLigaSantander. 🔵🔴 pic.twitter.com/tX0l7n28vX

— LaLigaID (@LaLigaID) July 19, 2020

© 2020 Gazetaexpress.com