Barcelona e mbyllë sezonin me spektakël, Messi ‘fiton’ Pichichin

Fundi i një sezoni me luhatje dhe ngritje për Barcelonën.

Me fitoren bindshëm kundër Alaves, 5-0, Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/20 në vendin e dytë me 82 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e fundit në La Liga Barcelona tregoi se ka kapacitete, por problemet brenda klubit dhe ndërrimi i futbollistëve dhe trajnerëve paksa e ka çekuilibruar këtë skuadër që ndoshta me Xavi Hernandez sezonin e ardhshëm, synon t’i kthejë vitet e lavdishme.

Në këtë ndeshje Leo Messi dha më të mirën, duke asistuar dhe duke shënuar dy herë, për ta mbyllur sezonin me 25 gola në La Liga, ndoshta edhe fitues i Pichichit pasi ka 4 më shumë se Karim Benzema.

Golat tjerë i shënuan Ansu Fati, Semedo dhe Luis Suarez.

25 fitore, 7 barazime, 6 humbje, 86 gola të shënuar dhe 38 të pranuar, janë statistikat e një sezoni aspak të mirë të Barcelonës, që përfundoi në vendin e dytë me 82 pikë. /Gazeta Express/

© 2020 Gazetaexpress.com