Jose Mourinho ia jep një tjetër shans Man Unitedit për Champions League

Tottenhami i ka dhënë leksione Leicester Cityt, duke e mposhtur 3-0.

Zona Europa League është objektivi i Tottenham dhe sonte ka bërë një hap të madh, duke e mposhtur 3-0 Leicester Cityn.

James Justin autogol dhe Harry Kane me dy gola, ia siguruan tri pikë të rëndësishme ekipit të Jose Mourinhos.

Derisa morën një fitore të rëndësishme, Tottenham në anën tjetër ka gëzuar Manchester Unitedin, pasi ia ka mposhtur rivalin direkt për një vend në Champions League çka do të thotë se tani gjithçka është në dorën e “Djajve të Kuq”, pasi me një fitore, do ta zaptonin pozitën e katërt, për ta zbritur Leicesterin në pozitën e pestë.

United kishte shans të pushtonte vendin e katërt edhe dy xhiro më parë, por gaboi në “Old Trafford”. /Gazeta Express/

© 2020 Gazetaexpress.com