Jose Mourinho ia jep një tjetër shans Man Unitedit për Champions League

Jose Mourinho ia jep një tjetër shans Man Unitedit për Champions LeagueJuly 19th, 7:06pmJuly 19th, 7:08pmGazeta ExpressFutbollTottenhami i ka dhënë leksione Leicester Cityt, duke e mposhtur 3-0.
Zona Europa League është objektivi i Tottenham dhe sonte ka bërë një hap të madh, duke e mposhtur 3-0 Leicester Cityn.
James Justin autogol dhe Harry Kane me dy gola, ia siguruan tri pikë të rëndësishme ekipit të Jose Mourinhos.
Derisa morën një fitore të rëndësishme, Tottenham në anën tjetër ka gëzuar Manchester Unitedin, pasi ia ka mposhtur rivalin direkt për një vend në Champions League çka do të thotë se tani gjithçka është në dorën e “Djajve të Kuq”, pasi me një fitore, do ta zaptonin pozitën e katërt, për ta zbritur Leicesterin në pozitën e pestë.
United kishte shans të pushtonte vendin e katërt edhe dy xhiro më parë, por gaboi në “Old Trafford”. /Gazeta Express/
© 2020 Gazetaexpress.com

Read more

Publikohet sondazhi i ri: Joe Biden me epërsi dyshifrore ndaj Donald Trump

Publikohet sondazhi i ri: Joe Biden me epërsi dyshifrore ndaj Donald TrumpJuly 19th, 4:09pmJuly 19th, 4:48pmGazeta ExpressInstantSipas sondazhit të realizuar nga televizionit “ABC News” dhe gazeta “Washington Post”, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka epërsi të konsiderueshme ndaj presidentit të tanishëm dhe rivalit të tij, Donald Trump.
Në bazë të rezultatit të këtij sondazhi, Joe Biden e gëzon përkrahjen e 55 për qind të votuesve të regjistruar, ndërsa Donald Trump e ka përkrahjen e vetëm 40 për qind të tyre, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Epërsia e ish-nënpresidentit amerikan është më e qartë në pjesët periferike, ku është duke marrë përkrahje historike për demokratët.
Sipas sondazhit të televizionit “ABC News” dhe gazetës “Washington Post”, Biden është duke udhëequr 52 për qind me 43 për qind në mesin e votuesve të zonave periferike.
Biden ka dalë i pari në sondazhe edhe më herët. Në bazë të një sondazhi tjetër..

Read more

Hazard nuk fshehët: “Ky është sezoni më i keq në karrierën time”

Hazard nuk fshehët: “Ky është sezoni më i keq në karrierën time”July 19th, 4:33pmJuly 19th, 4:33pmGazeta ExpressFutbollEden Hazard e ka pranuar, viti i parë në Real Madrid nuk ka qenë aspak siç ai ka menduar.
Përveç kësaj, belgu thotë se ky sezon është më i keqi në karrierën e tij.
Eden ka shënuar besoni apo jo vetëm një gol për Realin, ai ka vuajtur nga dëmtime të shumta, por do të punojë shumë që sezonin tjetër të tregojë çka është në gjendje të bëjë.
“Viti im i parë ka qenë shumë i keq”, u shpreh Eden, që verën e vitit 2019 u ble nga Chelsea për 100 milionë euro.
“Këtë vit, kolektivisht kemi fituar La Ligën, por unë në nivel individual mesiguri kam pasur sezonin më të keq në karrierë”.
Sido që të jetë, Eden në vitin e parë në Madrid tashmë ka fituar dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.
Tani do të luftojnë për Champions League, edhe pse do ta kenë të vështirë pasi në ndeshjen e parë kanë humbur 2-1 nga Manchester City. /Gazeta Express/
© 2020 Gazetaexpress.com

Read more