Messi: “Nuk ka asgjë më për të thënë”

Messi: “Nuk ka asgjë më për të thënë”July 19th, 7:23pmJuly 19th, 7:48pmGazeta ExpressFutbollLionel Messi, si një kapiten, ka lavdëruar shokët për qëndrimin në fitoren 5-0 kundër Alaves, në ndeshjen e fundit në La Liga.
Barca tani do t’i ketë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë përgatitjet për ndeshjen me Napolin në Ligën e Kampionëve.
“Tashmë e kemi thënë atë që është dashur ta themi, kemi kritikuar vetveten në të gjitha aspektet. Nuk kemi më për çfarë të flasim vetëm të dëshmojmë ndryshimin”, u shpreh Leo pas ndeshjes.
“Sot pashë një ekip tjetër, bëmë gjëra më të mira dhe skuadra reagoi. Kishim një sjellje tjetër, një mendim tjetër në gjithçka. Ne bëmë një autokritikë, pasi sezoni ynë nuk ishte aspak i mirë dhe e dimë të gjithë diçka të tillë.
“Më e rëndësishme se gjithçka është të luajmë si sot. Lojtarët të jenë të gëzuar dhe të përcjellim vlera. Napoli? Duhet të jemi pak më të qetë përpara Napolit. Nuk kam se çfarë të them, sot bëmë një ndryshim të madh”.
Ai e pranoi se Barcelona..

Read more

Jose Mourinho ia jep një tjetër shans Man Unitedit për Champions League

Jose Mourinho ia jep një tjetër shans Man Unitedit për Champions LeagueJuly 19th, 7:06pmJuly 19th, 7:08pmGazeta ExpressFutbollTottenhami i ka dhënë leksione Leicester Cityt, duke e mposhtur 3-0.
Zona Europa League është objektivi i Tottenham dhe sonte ka bërë një hap të madh, duke e mposhtur 3-0 Leicester Cityn.
James Justin autogol dhe Harry Kane me dy gola, ia siguruan tri pikë të rëndësishme ekipit të Jose Mourinhos.
Derisa morën një fitore të rëndësishme, Tottenham në anën tjetër ka gëzuar Manchester Unitedin, pasi ia ka mposhtur rivalin direkt për një vend në Champions League çka do të thotë se tani gjithçka është në dorën e “Djajve të Kuq”, pasi me një fitore, do ta zaptonin pozitën e katërt, për ta zbritur Leicesterin në pozitën e pestë.
United kishte shans të pushtonte vendin e katërt edhe dy xhiro më parë, por gaboi në “Old Trafford”. /Gazeta Express/
© 2020 Gazetaexpress.com

Read more

Barcelona e mbyllë sezonin me spektakël, Messi ‘fiton’ Pichichin

Barcelona e mbyllë sezonin me spektakël, Messi ‘fiton’ PichichinJuly 19th, 6:53pmJuly 19th, 6:53pmGazeta ExpressFutbollFundi i një sezoni me luhatje dhe ngritje për Barcelonën.
Me fitoren bindshëm kundër Alaves, 5-0, Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/20 në vendin e dytë me 82 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e fundit në La Liga Barcelona tregoi se ka kapacitete, por problemet brenda klubit dhe ndërrimi i futbollistëve dhe trajnerëve paksa e ka çekuilibruar këtë skuadër që ndoshta me Xavi Hernandez sezonin e ardhshëm, synon t’i kthejë vitet e lavdishme.
Në këtë ndeshje Leo Messi dha më të mirën, duke asistuar dhe duke shënuar dy herë, për ta mbyllur sezonin me 25 gola në La Liga, ndoshta edhe fitues i Pichichit pasi ka 4 më shumë se Karim Benzema.
Golat tjerë i shënuan Ansu Fati, Semedo dhe Luis Suarez.
25 fitore, 7 barazime, 6 humbje, 86 gola të shënuar dhe 38 të pranuar, janë statistikat e një sezoni aspak të mirë të Barcelonës, që përfundoi në vendin e dytë me 82 pikë. /Gazeta Exp..

Read more

Tjetër rekord nga Messi, thyen atë të Xavi Hernandez

Tjetër rekord nga Messi, thyen atë të Xavi HernandezJuly 19th, 6:20pmJuly 19th, 6:19pmGazeta ExpressFutbollNuk ka qenë sezon i mirë as në nivelin personal por as ekipor. Megjithatë, Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde.
Në ndeshjen kundër Alaves, Leo Messi ka asistuar dhe ka shënuar pas 45 minutave lojë.
Për Leon ky ishte asisti i 21 në La Liga, duke thyer kështu rekordin e Xavi Hernandez, që në sezonin 2008/09 kishte dhuruar 20 asiste.
Ai është afër që të fitojë sërish Pichichin, çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë, ka shënuar tre gola më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema. /Gazeta Express/
𝚂𝙴𝙹𝙰𝚁𝙰𝙷 & 𝙼𝙰𝙶𝙸𝚂 📔🪄
Leo Messi lewati catatan seniornya, Xavi Hernandez sebagai pencetak asis terbanyak dalam satu musim di #LaLigaSantander. 🔵🔴 pic.twitter.com/tX0l7n28vX
— LaLigaID (@LaLigaID) July 19, 2020© 2020 Gazetaexpress.com

Read more

Benzema ta harrojë Pichichin, Messi sërish shënon dhe Barça po fiton

Benzema ta harrojë Pichichin, Messi sërish shënon dhe Barça po fitonJuly 19th, 5:50pmJuly 19th, 5:50pmGazeta ExpressFutbollËshtë mbyllur pjesa e parë e ndeshjes me Alaves dhe Barcelona.
Barcelona është duke tentuar ta mbyllë sezonin me kokën lar, pasi humbi betejën me Real Madridin për titull.
Derisa kjo ndeshje vlen vetëm sa për statistika për Barcelonën, për Messin ka vlerën e Pichichit, pasi po lufton për çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë.
Ai ka shënuar gola tashmë në fitoren që Barça po e merr 3-0, edhe Ansu Fati e ka gjetur rrjetën bashke me Luis Suarez.
Messi tashmë ka shkuar në 24 gola në La Liga, tre më shumë se Karim Benzema të cilit i duhet një ndeshje brilante dhe së paku 3 gola sonte kundër Leganes nëse e dëshiron këtë çmim për herë të parë në karrierë. /Gazeta Express/
© 2020 Gazetaexpress.com

Read more

Publikohet sondazhi i ri: Joe Biden me epërsi dyshifrore ndaj Donald Trump

Publikohet sondazhi i ri: Joe Biden me epërsi dyshifrore ndaj Donald TrumpJuly 19th, 4:09pmJuly 19th, 4:48pmGazeta ExpressInstantSipas sondazhit të realizuar nga televizionit “ABC News” dhe gazeta “Washington Post”, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka epërsi të konsiderueshme ndaj presidentit të tanishëm dhe rivalit të tij, Donald Trump.
Në bazë të rezultatit të këtij sondazhi, Joe Biden e gëzon përkrahjen e 55 për qind të votuesve të regjistruar, ndërsa Donald Trump e ka përkrahjen e vetëm 40 për qind të tyre, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Epërsia e ish-nënpresidentit amerikan është më e qartë në pjesët periferike, ku është duke marrë përkrahje historike për demokratët.
Sipas sondazhit të televizionit “ABC News” dhe gazetës “Washington Post”, Biden është duke udhëequr 52 për qind me 43 për qind në mesin e votuesve të zonave periferike.
Biden ka dalë i pari në sondazhe edhe më herët. Në bazë të një sondazhi tjetër..

Read more

Hazard nuk fshehët: “Ky është sezoni më i keq në karrierën time”

Hazard nuk fshehët: “Ky është sezoni më i keq në karrierën time”July 19th, 4:33pmJuly 19th, 4:33pmGazeta ExpressFutbollEden Hazard e ka pranuar, viti i parë në Real Madrid nuk ka qenë aspak siç ai ka menduar.
Përveç kësaj, belgu thotë se ky sezon është më i keqi në karrierën e tij.
Eden ka shënuar besoni apo jo vetëm një gol për Realin, ai ka vuajtur nga dëmtime të shumta, por do të punojë shumë që sezonin tjetër të tregojë çka është në gjendje të bëjë.
“Viti im i parë ka qenë shumë i keq”, u shpreh Eden, që verën e vitit 2019 u ble nga Chelsea për 100 milionë euro.
“Këtë vit, kolektivisht kemi fituar La Ligën, por unë në nivel individual mesiguri kam pasur sezonin më të keq në karrierë”.
Sido që të jetë, Eden në vitin e parë në Madrid tashmë ka fituar dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.
Tani do të luftojnë për Champions League, edhe pse do ta kenë të vështirë pasi në ndeshjen e parë kanë humbur 2-1 nga Manchester City. /Gazeta Express/
© 2020 Gazetaexpress.com

Read more