Shaqiri tregon se kush ishin dy idhujt e tij të futbollit

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka zbuluar se Ronaldo (Fenomeni) ishte lojtari i tij i preferuar dhe së bashku me Ronaldinhon ishin idhujt e tij.

Duke marrë parasysh se futbolli është pezulluar shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit në të gjithë botën, futbollistët po rrëfejnë shumë gjëra nga jeta dhe karriera e tyre.

Së fundmi, Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Liverpoolit, ku ka zbuluar se Ronaldo dhe Ronaldinho janë dy idhujt e tij.

“Lojtari im i preferuar ishte Ronaldo. Ai dhe Ronaldinho ishin dy idhujt e mi të mëdhenj. E pëlqeja stilin e tyre të lojës” – ka deklaruar mes tjerash 28 vjeçari.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri duket se po kalon sezonin e fundit te Liverpooli dhe pritet largimi i tij gjatë afatit kalimtar të verës.