Milan refuzon 30 milionë euro për mesfushorin e talentuar

Milan ka refuzuar ofertë prej 30 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain për mesfushorin Ismael Bennacer.Sipas “le10sport.com”, klubi i Ligue 1 tashmë ka bërë ofertë për algjerianin, por oferta i është kthyer prapa.

Nuk është mjaftueshëm për ta marrë atë, derisa Leonardo dhe PSG nuk do të heqin dorë lehtë.Milan pagoi 16 milionë euro për ta sjellë nga Empoli verën e kaluar.

Ai ka bërë 23 paraqitje këtë edicion, ka kontribuar vetëm me një asist, ama është bërë lojtari kyc në mesfushën e Milanit.

PSG duket që do të rrisë ofertën deri në 40 milionë, por Milani nuk do të pranojë as këtë ofertë sipas mediave italiane.