Home » Kultura dhe Arti » Butrint Imeri shpenzoi mbi tre mijë euro veshje për klipin e ri

Butrint Imeri shpenzoi mbi tre mijë euro veshje për klipin e ri

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Butrin Imeri, njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.

Përpos kësaj, edhe në paraqitjet e tij në rrjete sociale apo edhe projekte muzikore, komentohen në masë të madhe për shkak të markave që ai përdor.

Sidoqoftë, një gjë e tillë është parë edhe në klipin e këngës së fundit “Si përpara”, ku është shfaqur me gjithsej shtatë veshje të ndryshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shipe Closet ka publikuar çmimet e veshjeve dhe aksesorëve që ai ka pasur në paraqitjen e fundit.

Klipi i këngës së fundit është realizuar në bregdet, ku edhe ka sjellë një frymë mjaft verore tek adhuruesit e këngës së tij.

Vlen të përmendet se për vetëm një ditë, ai ka arritur të grumbullojë rreth 1 milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/