“Ndihem mirë”: Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë që injektohet me vaksinën eksperimentale kun dër virusit

“Ndihem mirë”: Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë që injektohet me vaksinën eksperimentale kundër coronavirusitMarch 16th, 10:53pmMarch 16th, 10:53pmFISH MEDIALajmeStudiuesit e SHBA-së i dhanë “injeksionin” e parë personit të parë në një provë të një vaksine eksperimentale të coronavirusit të hënën, duke udhëhequr një kërkim mbarëbotëror për mbrojtje ndaj virusit vdekjeprurës. Me një “të shpuar” të kujdesshëm në krahun e një vullnetare të shëndetshme, shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle filluan një studim të pritur me ankth në fazën e parë të një vaksine të mundshme kundër COVID-19, përcjell Telegrafi. Injeksioni thuhet se është zhvilluar në kohë rekord pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u shpërnda në të gjithë globin. “Ne jemi ekipi koronavirus”, tha udhëheqësi i studimit Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast”. Ndërsa Jennifer Haller, 43 vjeçe, nga Seattle ndërsa priste veprimin ..
Continue reading

Lumir Abdixhiku thotë se nuk do të ketë më fluturime komerciale në Aeroportin e Prishtinës

Lumir Abdixhiku thotë se nuk do të ketë më fluturime komerciale në Aeroportin e PrishtinësMarch 16th, 10:29pmMarch 16th, 10:29pmFISH MEDIALajmeMinistri i infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të gjitha fluturimet komerciale janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’. Prej orës 12 uk do të ketë më fluturime, dhe të vetmit avionë që do të vijnë do të jenë ‘’ghost flight’’. Këta avionë vetëm vijnë nga shtete tjera të zbrazët dhe marrin shtetasit e tyre. Po ashtu, do të ndalen udhëtimet nëpër rrugë tokësore. Këto janë disa nga masat që po merren në këto kohë kur është shpërndarë pandemia e koronavirusit. Në Kosovë deri më tani janë 15 raste të konfirmuara me virusin në fjalë. E gjithë Europa po përballet me këtë epidemi dhe shtetet kanë marrë masa si karantna dhe mbyllja e kufijve.
Continue reading

AKP pezullon Procedurat e Shitjes së Asetve në Likudim SHAL 55, e planifikuar të mbahej.

AKP pezullon Procedurat e Shitjes së Asetve në Likudim SHAL 55, e planifikuar të mbahej me 25.03.2020.March 16th, 7:53pmMarch 16th, 7:53pmFISH MEDIAEko&BiznesBordi Agjencisë Kosovare të Privatizimit në harmoni me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 15.03.2020 nr.01/21 për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik , shpalljes së pandemisë nga OBSH Coronavirus/Covit 19 morri dy vendimin emergjente; Pezullimin e të gjitha procedurave duke përfshirë edhe pranimin dhe hapjen e ofertave për SHAL 55, që ishte planifikuar të mbahej me 25.03.2020. Pezullohen të gjitha procedurat e pranimit dhe hapjes së ofertave për shitjen e hekurishteve të NSH Jatex e paraparë të mbahej më 17 mars 2020. Vendimet emergjente janë marr duke pasur parasysh natyrën e urgjencës objektive për të cilën nuk ka pasur mundësi të vendosej në një mbledhje të zakonshme të bordit. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në njoftimin e radhës.
Continue reading

Koronavirusi në Kosovë, infektologu Ahmeti: 3 javët e ardhshme janë vendimtare

Koronavirusi në Kosovë, infektologu Ahmeti: 2-3 javët e ardhshme janë vendimtareMarch 16th, 10:23pmMarch 16th, 10:26pmFISH MEDIALajmeInfektologu Sali Ahmeti thotë se situata aktuale në Kosovë pas shfaqjes së 15 rasteve me koronavirus është stabile. Thotë se deri më tani, në vendin tonë ky virus nuk ka shfaqur shumë agresivitet. “Gjykuar në bazë të 15 rasteve që kemi virusi nuk shfaqet me shumë agresivitet”, tha Ahmeti i ftuar në emisionin Pressing në T7. Ai mendon se nëse covid-19 ndjek një rrugë të ngjashme me viruset tjera, përhapja e tyre ndikon në zbutjen e sëmundjes. Ai thotë se Kosova është në fazën e parë të koronavirusit dhe se javët e ardhshme janë vendimtare. “Jemi ne fazën e ballafaqimit të parë. 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare”, theksoi ai. Sipas tij nëse situata do të dilte jashtë kontrollit, do të ishte shumë i vështirë menaxhimi, kjo bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera të cilat kanë sistem shëndetësor shumë më të avancuar se shteti ynë.
Continue reading

Kush ka ardhur në Kosovë nga zonat e prekura prej 1 shkurtit e këtej do të kontrollohet

Kush ka ardhur në Kosovë nga zonat e prekura prej 1 shkurtit e këtej do të kontrollohetMarch 16th, 5:58pmMarch 16th, 8:15pmGazeta ExpressInstantMinistria e Shëndetësisë ka kërkuar të ketë evidencën e të gjithë personave nga zonat ku ka të prekur me virusin Covid-19, të cilët kanë hyrë në Kosovë përmes kufijve apo Aeroportit “Adem Jashari” nga data 1 shkurt Këtë e kanë thënë për Express, Faik Hoti zyrtar për media në Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë theksuar se epidemiologët do të shkojnë t’i kontrollojnë personat të cilët kanë ardhur në Kosovë pas datës 1 shkurt dhe do t’i izolojnë. “Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës epidemiologjike me Covid -19 ka marrë listën e të gjithë udhëtarëve që pas datës 1 shkurt kanë hyrë në Kosovë nga vendet që kanë pasur raste pozitive me Covid-10 dhe në kuadër të gjurmimit epidemiologjik do të testohen ata dhe rastet e kontaktit”, deklarojnë zyrtarë të MSH-së. Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në v..
Continue reading

Njoftim i rëndësishëm, ky është orari i ri i punës së marketeve në tërë vendin

Njoftim i rëndësishëm, ky është orari i ri i punës së marketeve në tërë vendinMarch 16th, 5:55pmMarch 16th, 5:58pmGazeta ExpressInstantRrjeti i shitësve me pakicë, ka marrë vendimin që marketet në tërë vendin të punojnë vetrëm 12 orë në ditë. Nga dita e martë, marketet në tërë vendin do të punojnë me orar të shkurtuar. Për shkak të gjendjes së krijuar nga përhapja e virusit Covid-19, dyqanet që shesin produkte ushqimore, kanë punuar me orar edhe më të gjatë se në ditët e zakonshme. Drejtoresha e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, ka thënë për Express se një ndër arsyet e shkurtimit të orarit është edhe përkujdesja ndaj punonjësve të marketeve. “Vendimi është marrë për krejt pikat e shitjes në tërë vendin, Për shkak të punëtorëve, pasi edhe transporti publik është ndaluar dhe shumica e punonjësve udhëtojnë”, ka thënë Metaj. Ndërkohë, në postimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë në Facebook, bëhet e ditur se orari i ri i marketeve do të fillojë të zbatohet që nga dita e martë. ..
Continue reading

Kurti u drejtohet qytetarëve: Kjo është gjendje e përkohshme, vendi më i sigurt shtëpia

Kurti u drejtohet qytetarëve: Kjo është gjendje e përkohshme, vendi më i sigurt shtëpiaMarch 16th, 5:26pmMarch 16th, 5:35pmGazeta ExpressInstantKryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Kosovë, raporton Express. Kurti ka thënë se në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia. “Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit. Vetëdija qytetare është po aq e rëndësishme sa organizimi shtetëror. Në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti. I pari i ekzekutivit ka apeluar te qytetatët që të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën fizike dhe të evitojnë shtrëngimin e duarve. “E nëse dikush ka simptoma sado të lehta, duhet të izolohet edhe nga anëtarët e familkes, në një dhomë të veçantë. Si kurrë më parë, higjiena ..
Continue reading

Thaçi qytetarëve: Jini të sigurtë se jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çfarëdo rrethane

Thaçi qytetarëve: Jini të sigurtë se jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çfarëdo rrethaneMarch 16th, 5:41pmMarch 16th, 5:46pmGazeta ExpressInstantPresidenti i shtetit, Hashim Thaçi ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kujdesen për vete dhe për familjen, si dhe të kufizojnë lëvizjen, në kohën kur në vend janë konfirmuar tashmë 15 raste të prekura me koronavirus, raporton Gazeta Express. Thaci ka shkruar në Facebook se është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth virusit korona, si dhe përhapjen e tij në Kosovë. Ai ka kërkuar kujdes nga qytetarët, durim dhe besim. “ Jam duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19, përhapjen e tij në Kosovë, rrezikun që paraqet dhe reagimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar. Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizo..
Continue reading

Kurti ka takuar përfaqësuesit e bankave, jep një lajm për bizneset dhe pensionistët

Kurti ka takuar përfaqësuesit e bankave, jep një lajm për bizneset dhe pensionistëtMarch 16th, 3:55pmMarch 16th, 4:51pmGazeta ExpressInstantKryeministri Albin Kurti njofton se sot ka takuar përfaqësuesit e të gjitha bankave në Kosovë. Pas takimit Kurti tregon se paratë e depozituara nga qytetarët janë të sigurta dhe se me përfaqësuesit e bankave ka folur për këstet mujore të kredive të bizneseve në vend. Kryeministri ka publikuar tri pika të diskutimeve nga takimi që ai e ka pasur me përfaqësusit e bankave në vend, shkruan Gazeta Express. Në një nga pikat që shefi i Qeverisë u pajtua me këtë përfaqësues, është që të ndihmohen bizneset, të cilat nuk arrijnë të paguajnë në kohë këstet kreditore, duke mos u llogaritur kamata ndëshkuese. Po ashtu, Kurti tregon që kanë filluar përgatitjet për të evituar pritjet e pensionistëve për të marrë pensionet në banka, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin Covid-19. Shkrimi i plotë i Kurtit: Të nderuar qytetarë, Sot, bashkë me ministrin p..
Continue reading

Hoti pas njoftimit të Kurtit tregon që punën e kësteve të kredive e ka kryer dje me BQK në

Hoti pas njoftimit të Kurtit tregon që punën e kësteve të kredive e ka kryer dje me BQK’nëMarch 16th, 4:30pmMarch 16th, 4:35pmGazeta ExpressInstantPak pasi Kryeministri Albin Kurti njoftoi se sot është takuar me përfaqësues të bankave komerciale dhe me ta është pajtuar të mos ndëshkohen biznesët për vonesa të kësteve kreditore, Zëvendëskryeministri tregon se Banka Qendrore tanimë ka vepruar ashtu sic ka diskutuar me përfaqësuesit e saj. Kryeministri Kurti ka takuar sot përfaqësuesit e bankave qendrore e një nga pikat për të cilat thotë se dikutoi me ta është cështja e kredive të biznesëve, të ardhurat e të cilave prekën nga gjendja e krijuar nga shpërdarja e virusit covid-19. Kurti shkroi që me përfaqësuesit e bankave u darkorduan që biznesët që vonojnë pagesëve e këstëve të kredive, të mos ndëshkohen me kamatë të vonëses. Hoti ndërkaq ka falëndëruar Guvernatorin dhe Kryetarim e Bordit të BQK’së që tashmë kanë marrë masat e nevojshme. Sipas këtyre masave, biznesëve dhe indivdëve u mu..
Continue reading